Lajme

Hoti paralajmëron kthim në normalitet, madje edhe lejimin e dasmave

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është ka thënë se vaksinimi kundër Covid-19 në Kosovë fillon në shkurt, ndërsa paralajmëroi kthim në normalitet.

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, tha Hoti në televizionin publik duke paralajmëruar se gjatë verës mund të mbahen edhe dasmat.

Hoti po ashtu tha ka se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër orej 200 milionë eurosh.