Lajme

Hoti: Në zgjedhjet e 14 shkurtit votohet në kuti të votimit dhe jo në Facebook

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, tha se është vetëm perceptim se LDK-ja nuk qëndron mirë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është krijuar perceptim në opinion se gjoja LDK-ja nuk i ka punët mirë. Mesazhin që jam duke e marr edhe sonte këtu, edhe nëpër degët tjera ku jam tash e një javë nëpër vizita, është i qartë – po na thonë ‘këtu jemi’. Njerëzit nuk votojnë në Facebook, njerëzit votojnë në kuti. Njerëzit nuk votojnë nëpër ato ekranet e mëdha të debateve televizive komerciale, por votojnë në kuti të votimit. Kur e hedh votën në kuti të votimit, nisesh prej mendjes dhe zemrës tënde”.

Ai, gjatë takimit me strukturat e partisë në Kaçanik, theksoi se LDK-ja në këto zgjedhje ka përballë njerëz që nuk njohin konceptet demokratike.

“Këta nuk janë njerëz që promovojnë kulturë dhe debate demokratike. Garën do ta bëjmë në parime, parim kryesor është mbrojtja e demokracisë në Kosovës. Secili duhet të ndihet i lirë për të shprehur mendimin e vet pa ju nënshtruar dhunës verbale dhe fizike që vjen nga militantët e Facebookut”.

Duke folur për largimin e Vjosa Osmanit dhe hyrjen e saj në listën e Vetëvendosjes, Hoti tha se elektorati i LDK-së duhet të marrë mësim se kujt do t‘i jepet besimi tash e tutje.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?