Lajme

Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit

Avdullah Hoti po bën parakalimin e parë si kryeministri i ri i Kosovës, raporton IndeksOnline.

Atë ndonëse nuk e pret ish-kryeministri Albin Kurti, do të marrë timonin e qeverisë në një kohë kur vendi ende po përballet me pandeminë Covid-19 dhe kriza ekonomike veçse ka filluar të ndihet.

Hoti që më parë mbante pozitën e zëvendëskryeministrit, dje u zgjodh kryeministër me 61 vota për e me 24 kundër.

LEXO EDHE:  Sot i jepet lamtumira e fundit rreshterit Afrim Bunjaku