Hoti në Samitin e Parisit: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në fjalimin e tij në Samitin virtual të Parisit deklaroi se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai theksoi se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm, derisa shkelja e këtij parimi shkon kundër vlerave të Bashkimit Evropian.
“Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, pasi është premisa kryesore mbi të cilën është themeluar Republika e Kosovës dhe ku mbështetet fort. Shkelja e këtij parimi shkon kundër parimeve dhe vlerave themelore të BE-së. Si i tillë është i papranueshëm”, u shpreh kryeministri Hoti ndër të tjera.
Sipas Hotit ndërhyrja në karakterin unitar të Republikës së Kosovës do të ishte mënyra më e shkurtër për të de-funksionalizuar shtetin e Kosovës.
“Organizimi kushtetues i Republikës së Kosovës nuk mund të ndikohet, pasi garanton funksionimin demokratik të autoriteteve, barazinë në përfaqësim dhe mishëron parimin e shtetit qytetar, dhe jo të organizuar përgjatë linjave etnike. Prandaj, ndërhyrja në karakterin unitar të Republikës së Kosovës do të ishte mënyra më e shkurtër për të de-funksionalizuar shtetin e Kosovës dhe për ta shpallur atë të paqëndrueshme. Kjo nuk mund të ndodhë”, potencoi kryeministri.
Ai theksoi se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pasi që është i vetmi modalitet për t’i dhënë legjitimitet një marrëveshje të tillë./Objektiv/
Sot samiti i Parisit, Kosova paraqet qëndrimin se njohja reciproke është zgjidhja e vetme
Mbahet sot samiti virtual i Parisit, në të cilin Kosova përfaqësohet nga kryeministri, Avdullah Hoti dhe Serbia nga presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.
Samiti organizohet nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancearja gjermane Angel Merke.
Ky samiti pritet t’i jap dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi të ndërprerë para më shumë se një viti.
“ Kosova do të paraqes qëndrimin e saj të palëkundur se njohja reciproke ndërmjet dy vendeve është zgjidhje për problemin Kosovë-Serbisë”, ka deklaruar kryeministri Avdullah Hoti.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të luftoj shumë për interesat e serbëve të Kosovës.
Për mbajtjen e samitit ka folur më herët edhe emisari i presidentit amerikan Donald Trump, në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai ka thënë se në këtë samit mund të ketë lëvizje sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pas samitit të Parisit, palët do të rikthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të rinisur procesin e dialogut.