Lajme

Hoti me premtim të madh pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA: Do të krijohen mijëra vende të reja të punës

Kryeministri Avdullah Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes me delegacionin amerikan, tha se do të hapen shumë vende të reja të punës.

“Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.
Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Bashkë me këtë momentum të ri ekonomik, do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hap mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhu si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

Ndeyshe, Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.