Lajme

Hoti me një lajm të mirë për familjet me asistencë sociale

Kryeministri Avdullah Hoti ka vendosur që mbi 24 mijë familje të marrin dyfishin e asistencës sociale për tre muaj, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Hoti thotë se kanë bërë të pamundurën që të jenë në krahë të qytetarëve, njofton Klan Kosova

“Kemi bërë të pamundurën që të jemi krahë i të gjithëve! Tani, mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale. #vazhdojme”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë se të premten Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.