Lajme

Hoti: Marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate zgjedhore

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka dalë në një konferencë për media ku është deklaruar për rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajtën sot.

“Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”, tha Hoti në një konferencë për media.

Ai ka thënë se pret që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?