Lajme

Hoti kritikon veprimet e fundit të Qeverisë në detyrë

I nominuari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti tha se veprimet e fundit të Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë.

Ai thotë se ne kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Tutje, Hoti njoftoi se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.

Postimi i plotë:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke