Lajme

Momenti kur Avdullah Hoti kërkon të dalë në foltore, Vjosa Osmani refuzon t’ia japë fjalën

Pas votimit të djeshëm të Qeverisë Hoti, është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Kuvendit, të cilën është kthyer ta drejtojë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, kryeministri Avdullah Hoti është parë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që ta marrë fjalën, por kjo kërkesë siç duket iu refuzua.

Në pamjet tjera, është edhe një pjesë ku Osmani pasi e fton deputeten e radhës për ta marrë fjalën, kthehet t’i japë sqarim dikujt (ndoshta Hotit), që nuk shihet në kuadër dhe po ashtu nuk dëgjohen fjalët e Osmanit, pasi ajo fillimisht e ndalë mikrofonin. /Gazeta Sinjali