Lajme

Hoti: Kemi nisur kontaktet për fondet e rimëkëmbjes ekonomike

Avdullah Hoti, i dekretuari për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, tha se është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se menjëherë duhet të merren masa për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend. Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, shkroi Hoti. /Objektiv/