Lajme

Hoti jep lajmin e shumëpritur për vaksinën antiCovid

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 në vend, në veçanti për sigurimin e vaksinës antiCovid, shkruan Insajderi.

Hoti ka bërë me dije që Kosova është në rrugën e duhur për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19.

Përmes konferencës për media, kryeministri u shpreh se do të arrihet shumë përtej 20% e cila sigurohet nga OBSH-ja,

“Ministri së bashku me drejtorin e Shërbimit Spitalor kanë punuar bukur shumë për kompletimin e procedurave të nevojshme për furnizim me vaksina antiCovid jemi në rrugë të mirë për të rritur numrin e vaksinave që I marrim, përtej asaj shumës prej 20% që marrim nga OBSH. Jemi duke punuar në disa fronte për ta siguruar këtë vaksinë edhe përmes partnerëve tanë, edhe përmes vendeve mike, edhe drejtpërdrejt me kompanitë që e kanë të certifikuar vaksinën”, ka thënë Hoti përcjell Insajderi.org

Kryeministri ka konfirmuar se masat e vendosura para 15 ditë nga Qeveria do të vazhdojnë deri në një afat të pacaktuar.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?