Lajme

Hoti jep detajet e fundit për tërheqjen e 10 për qindëshit e Trustit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për takimin që bashkë me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami ka pasur sot drejtuesit e Trustit.

Hoti ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për realizimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga drejtuesit e TRUST-it që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve të jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.

Hoti po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës ka biseduar edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Postimi i plotë:

🟢 Përkrahje direkte për bizneset dhe qytetarët.

Sot, në një takim virtual me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe me drejtuesit e TRUST-it, biseduam rreth ecurisë së përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Nga drejtuesit e TRUST-it kërkuam që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve të jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.

Po ashtu biseduam edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet e administrimit të këtyre fondeve, si dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët e tjerë që ky proces të sigurojë gjithëpërfshirje dhe ransparencë.

Këto nisma dhe instrumente financiare të Qeverisë, janë ndërmarrë me qëllim që qytetarëve dhe bizneseve t’u krijohet mundësia e qasjes në burimet financiare për tejkalimin e gjendjes ekonomike, të krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

#QeveriaHoti


SHIKO VIDEON