Lajme

Hoti e Vuçiq gati për takimin, priten nga Grenell dhe O’Brien

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Shtetëror i Sigurisë i SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Hoti e Vuçiq janë pritur nga i dërguari i Posaqëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve. /Lajmi.net/