Lajme

Hoti e Selmanaj dalin nga mbledhja e partisë

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë dalë nga takimi me strukturat e partisë në selinë e LDK-së në Prishtinë, raporton Express.

Duke dalë, Hoti ka refuzuar të deklarohet për media në lidhje me atë se çfarë është diktuar në këtë mbledhje.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari, është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë. /Exrpress/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?