Lajme

Hoqi flamurin turk nga kulla e rojës në Durrës dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar ka rënë në pranga për shkak se ka hequr flamurin turk nga kulla e kontrollit në Durrës.

48-vjeçari, Shpetim Sefa kishte postuar në rrjetin e tij social videon ku dukej teksa ka hipur në kullën e rojës në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka hequr flamurin dhe më pas e ka hedhur në det, shkruan shqiptarja.com.

Për rrjedhojë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pranë banesës.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.