Lajme

Homazhe në acar, pamje nga nderimet për Ibrahim Rugovën para 16 vjetësh

Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës dhe ish udhëheqësit të Lëvizjes Paqësore të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka vdekur me 21 janar të viti 2006 me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ai ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Në varrimin e Ibrahim Rugovës kishin marrë pjesë me dhjetëra burrështetas, nga shtetet më të fuqishme në botë, duke e konsideruar këtë, si lamtumirën më të madhe në rajon.

Këtu keni disa fotografi nga kjo ceremoni.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje