Lajme

Hodhi mbeturina, dënohet qytetari me 200 euro gjobë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, njofton për dënimin e një qytetari me 200 euro gjobë, i cili ka hedhur mbeturina në hapësira publike në Sllapuzhan.

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren, e poashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin”, shkruan kryetari në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.