Lajme

Historia e refugjatit që u lind rrugës për në Europë përlot botën

Historia e Sem, vogëlushit pak ditësh, i ardhur në jetë pak orë para se nëna e tij të nisej me gomone nga Libia drejt Evropës, ka përlotur botën në këto ditë prag festash.



Sem dridhej nga i ftohti, nuk kishte asnjë rrobë mbi trup, me njolla gjaku të ngrira mbi kokë e kurriz e me kordonin e kërthizës të prerë aq keq, kur u gjet nga vullnetarët e anijes spanjolle Open Arms, që sapo kishin shpëtuar në ujërat e Mesdheut një gomone gjysmë të mbytur e me dhjetëra emigrantë në bord.“Ishte kaq i vogël kur e mora në duar sa nuk besoja.

Po të qëndronte dhe një ditë tjetër në det me siguri që nuk do të mbijetonte,” rrëfen Jak, një nga anëtarët e personelit të anijes.

Në mes të errësirës e detit Jak e vullnetarët e tjerë thërrasin në të gjithë gjuhët e botës ; “Kids, enfant, bebe, fëmijët më parë fëmijët, na jepni më parë fëmijët” e zgjasin duart në atë gomone pothuajse të mbytur mes syve të trembur që presin të hipin sa më parë në bordin e anijes së tyre të shpresës.Jak rrëfen se pas thirrjes së tij, emigrantët në gomone i hapin rrugë një gruaje që mbante diçka në një rreckë të hollë në duar.

“E pabesueshme kur pamë se nën atë duar ishte Sem, i ardhur në jetë vetëm pak orë më parë”, thotë ai, transmeton oranews.


Nëna e Sem quhet Sali, e cila e solli në jetë me nxitim vetëm pak orë para se gomonia të lundronte në Mesdhe drejt Evropës e shpresës së tyre për të jetuar.Sali nuk mund të rrezikonte që të kthehej përsëri në burgjet e trafikantëve në Libi.

Vullnetarët e Open Arms e autoritetet malteze bënë të mundur transferimi me urgjencë me helikopter të Sem e Sali në spitalin e Matter Dei të Valletës.

Sem duhej shpëtuar, temperaturën e trupit e kishte nën 34 gradë e kishte nevojë për kujdesin e një strukture të specializuar pediatrike.Sem u bë simbol i një viti që po mbyllet e që vazhdon të lë pa pa zgjidhje një nga krizat më të mëdha të këtij shekullit, emigracionin. Historia e Sem e Sali është historia e dhjetëra mijëra emigrantëve të mbijetuar ndërsa kapërcejnë Mesdheut, por dhe të qindra të tjerëve që nuk ja dolën dot e që në këtë prag Krishtlindjesh merr frymëzimin hyjnor të shpresës. rilindjes e jetës.

Janë mbi 300 emigrantë të shpëtuar gjatë orëve të fundit në Mesdhe e anijet e organizatave humanitare lundrojnë nga një breg evropian në tjetrin, në pritje të një porti për t’u zbarkuar.Italia vazhdon të ndjek politikën e porteve të mbyllura. Sam e nëna e tij Sali nuk u pranua të mbërrij në Itali e bashkë me të dhe qindra emigrantë të tjerë.