Lajme

“Historia e Kosovës është e lidhur me emrin e Thaçit”

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

Behramaj e ka quajtur Thaçin si kryeministrin më të suksesshëm të Kosovës dhe tha se historia e Kosovës është e lidhur direkt me emrin e tij.

Ai po thotë se Thaçi sikurse më parë as sot nuk ka humbur me ngritjen e propozim-aktakuzës.

Postimi i plotë:

Historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Hashim Thaçit. Lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider që shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri më i suksesshëm i shtetit tonë të ri.

LEXO EDHE:  “Pse e ke lëshu punën pa lajmërim”/ Ky është gjakovari që dyshohet se sulmoi dhe kërcënoi ish-punëtorin

Organizimeve për rezistencë paqësore i ishte bashkuar sapo kishte arritur moshën madhore dhe shumë pak vite më pas u kishte prirë edhe organizimeve për rezistencë të armatosur.

Në luftë dhe paqe asnjëherë nuk reshti së luftuari. Edhe sot ishte nisur për ta mbyllur një kapitull lufte, por padrejtësisht u pengua nga ata që janë të thirrur të vendosin drejtësi.

Është sulmuar politikisht me dekada. Shpeshherë edhe nga ata që as moshë nuk kanë sa ai ka kontribut kombëtar. Por, asnjëherë nuk e njohu humbjen. As sot nuk ka humbur. Kjo është vetëm një pengesë e qëllimshme për t’ia penguar drejtimin, por gjithsesi vetëm përkohësisht!

LEXO EDHE:  Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës
Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj