Lajme

Histori njerëzore/Mjekët e Spitalit Amerikan bëjnë mrekullinë me Drisartin!

Drisarti, paraqitet nga familjarët në Urgjencën e Spitalit Amerikan 1 në gjendje shumë kritike për jetën, pa shpresa se një mjek mund të ofronte zgjidhje për situatën e tij.

Në një gjendje të rënduar shëndëtesore, një pacient me disa sëmundje shoqëruese dhe me pamundësi për të shprehur verbalisht situatën e tij të rënduar, familjarët drejtohen të Dr.Sc. Lida Shosha, me shpresën e fundit që do mund t’i ofronte zgjidhje kësaj situate.

I paraqitur në urgjencë me një gjëndje te të rënduar septike, pasojë e një megakoloni toksik, shkaktuar nga një patologji e lindur, (Sindroma Hirschsprung’s,) komplikuar dhe nga nje kolecistit akut, dhe kriza eplileptike te shpeshta, në teren të dhimbjeve të forta abdominale, pacienti kishte prej vitesh, probleme te rënda me tranzitin intestinal dhe me një muaj pa defekuar.

Një ekip mjekësh vlerësojnë rastin kompleks, duke marrë parasysh sëmundjen ekzistuese të Drisartit dhe Dr.Sc. Lida Shosha, Kirurge/ Koloproktologe, bashkë me ekipin e mjekëve anestezistë, merr përsipër të kryejë ndërhyrjen e vështirë që zgjati disa orë.

“Një pacient shumë kompleks dhe një situatë e rëndë shëndetësorë, ndjekja post operatore ishte po aq e vështirë, por ekipi reanimator me shumë përkushtim dhe profesionalizëm arriti të stabilizojë gjendjen e tij” shprehet Dr. Rinard Kotroci, Shef i Reanimacionit në Spitalin Amerikan 1.

Dr. Brunilda Zllami, neurologe, beri ndjekjen intesive, per problemet neurologjike dhe krizat epileptike post operatore, duke stabilizuar gjendjen e pacientit dhe duke i dhënë mundësi të kalojë situatën e rëndë.

Familjarët e Dristarit falenderojnë Spitalin Amerikan 1 dhe ekipin e mjekëve, drejtuar nga Dr. Lida Shosha, jo vetëm se i ktheu në jetë familjarin e tyre, por edhe për lehtësimet e ofruara mbi detyrimet spitalorë, duke i ulur këto kosto në minimumin e mundshëm.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me intervistat e mjekëve dhe familjarëve që flasin për këtë rast të vështirë, të realizuar me sukses.