Lajme

Hidhet nga kati i dymbëdhjetë i banesës në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prishtinë është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar humbja e jetës së tij.

Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar v dekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?