Lajme

Hidaim Rama, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të UÇK’së që tani garon për deputet nga radhët PDK’së!

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të UÇK’së, Hidaim Rama, që tani garon për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së, në një intervistë dhënë për “Infokus”, ka foluar për shumë gjëra që lidhën me jetën e tij, përcjell Korrespodenti.

Ai, në këtë intervistë ka treguar për momentin në të cilin kishte marrë vendimin që t’i bashkohet UÇK’së.

“Lufta me ka zënë si absolvent i Fakultetit Elektroteknik, edhe dy provime i kam pasur të papërfundume. Situata që ndodheshim me shumë shokë të mij, ishte e pamundur me qenë neutral dhe ju kemi bashkangjitë radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kemi qenë rreth 20 studentë që kemi shku, dikush me një grup e dikush me një grup tjetër. Une luftën kurrë nuk e kam dashur, por situata ta imponojke që gjithqysh em qenë pjesë e saj”, ka treguar Hidaimi.

Ai ka thënë se brigada në të cilën ishte pjesë, ka qenë njësi elite e UÇK’së.

Hidaimi ka folur edhe për jetën e tij pas lufte, angazhimin e tij për rreth 3 vite në gardën e Koosvës, pastaj edhe punën e tij profesionale. /Korrespodenti