Lajme

Hetem Ramadani habitë me deklaratën për koronavirus

Studiuesi i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka thënë se izolimi dhe mbyllja nuk janë mënyra e duhur për ta luftuar koronavirusin.

“Ky virus do të ketë zgjidhje kur të infektohemi dhe bëhemi rezistentë. Vaksina më e rrezikshme sot është izolimi, se njerëzit po mbesin pa punë. Izolimi nuk është zgjidhje sepse ndodh rënia e ekonomisë… inflamacioni, berza bjen varësisht sa kemi inflamacion”, ka thënë Ramadani, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të thuhet izolohu, mbyllu! Këto janë manipulime të organizatave. Suedia është modeli i suksesit që po t’i marrësh parametrat, njerëzit nuk do të vdesin, ekonomia…nuk u mbyllën shkollat”.

Ramadani në Rubikon është shprehur se as maska nuk është zgjidhje.

“Për Suedinë duhet të flasim pas gjashtë muaj – një vjet. Në Suedi ai që ka udhëhequr është emidpemiolog, kurse në vendet tjera janë marrë kryeministrat. Askush nuk vdes nga koronavirusi, por prej sëmundjeve paraprake. Maska, nëse nuk më besoni më lexoni atë që ka fituar Çmimin Nobel. Nuk është zgjidhje as maska as izolimi”.

“Vaksina përmban nikel, zhivë, aldehide…është e dëmshme në periudhë afatgjatë”.

Rubikon: Hetem Ramadani, studiues i fizikës kuantike dhe mjekësisë alternative

Ramadani: Është gabim që të mos shkohet në Uashington për të negociuar

Julkaissut Rubikon me Adriatik Kelmendin Torstaina 18. kesäkuuta 2020