Lajme

Helmohen 45 ushtarë të FSK-së në Mitrovicë, Ministria e fshehu

Posa hëngrën ushqim, nisen problemet shëndetësore. Tek 45 ushtarë të FSK-së të kazermës, “Minatori” në Mitrovicë, u shfaqen ethet, temperatura, barkqitje, dhimbje të trupit dhe plogështi. Të njëjtit kërkuan trajtim shëndetësorë.



E problemet e tyre më shëndetin u munduan t’i fshehin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në institucionet shëndetësore në Mitrovicë.

Ministria, në një përgjigje për T7, deklaruan se vetëm tre pjesëtarë të FSK-së kërkuan ndihmë mjekësore.

Por, ndryshe thotë raporti i brendshëm i FSK-së të cilin e ka siguruar T7.

“Disa pjesëtarë të shërbimit të rojës janë ankuar se kanë probleme shëndetësore, simptomat e sëmundjes kanë qenë ethe, temperaturë, barkqitje, dhimbje të trupit dhe plogështi. Gjithashtu 45 pjesëtarë të K3B kanë pasur të njëjtat simptome, pas ushqimit të darkës, problemet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së nesërme”.


Tutje në raport thuhet se pjesëtarët janë trajtuar me injeksione dhe barna.

E helmimet në FSK po i sheh me shqetësim deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

“Mbetet të analizohet edhe për së brendshmi atje, ta analizojnë çka ka ndodhur…shpresoj së paku kjo mos të jetë ndonjë ndërhyrje për çështje konkurrencë të tenderëve të ushqimit”.

Selimi që është edhe pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së tregon se kanë kërkuar raport në lidhje me këtë çështje.

“Kam kërkuar nga zyrtarët e MB dhe FSK të dërgojnë një raport të shkruar dhe në mbledhjen e ardhshme do ta shqyrtojmë këtë raport”.

Se duhet të kërkohet përgjegjësi brenda FSK-së e MB-së për helmimet e thotë edhe njohësi i sigurisë, Avni Islami.

Në një përgjigje për T7, M M… ka thënë se problemet shëndetësore nuk kanë qenë si pasojë e ushqimit.

Tutje, ata kanë theksuar se kuzhinat e FSK-së kanë kushte të mira higjienike.