Lajme

Hebrenjë ortodoksë, kundër “planit të paqes” të Trump

Protestat janë zhvilluar në New York mbi të ashtuquajturin planin e paqes të Presidentit amerikan Donald Trump, të cilave u janë bashkuar dhe hebrenj.



Organizatat pro-palestineze të shoqërisë civile dhe hebrenjtë ortodoksë anti-sionistë u mblodhën jashtë Këshillit të Qytetit të New York-ut për të dënuar planin e pretenduar të paqes së Trump, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Një nga të pranishmit, Vasim Kenan, tha se plani, i cili u nis si “Marrëveshja e Shekullit”, ishte në të vërtetë “vjedhja e shekullit”.

Ai tha se i ashtuquajturi “Plani Trump”, një plan paqeje i imponuar popullit palestinez nuk është i pranueshëm.

“Ky plan ka vdekur para se të lindë”, tha Kenan. /tesheshi.com/