Lajme

Haziri: Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar se mekanizmat ndërkomunalë po fnksionojnë mjaftë mirë në menaxhimin e kësaj situate të krijuar, pas raportimit zyrtar se në nivel Kosove janë infektuar 3 persona me coronavirus.

Kësaj radhe Haziri ka dalë pak edhe në rolin e predikuesit, teksa ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, transmeton Mediafokus.info.

“Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”, e nis statusin e tij në Facebook, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ja postimi i tij i plotë:

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Të dashur qytetarë,

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka marrë masat kundër #COVID19, ndërsa pas vendimit të Qeverisë, ka rritur intesitetin e veprimeve. Ne kemi ndërtuar mekanizmat ndërkomunal me institucionet komunale dhe regjionale, derisa bartëse është Komuna e Gjilanit.

Fatkeqësisht, Kosova shënon rastet e para, por, fatmirësisht, në Gjilan nuk është raportuar nga autoritetet shëndetësore për asnjë rast të dyshimtë për COVID19.

Komisioni komunal është 24 orë në dispozicionin tuaj dhe për çdo kërkesë e shqetësim, ju lutem telefononi në këta numra kujdestarë: 112 (emergjenca), 192 (policia), 193 (zjarrfikësit) dhe 194 (urgjenca e QKMF) dhe ekipet do të reagojnë në afat rekord.

Iu bëj thirrje të gjithëve që të mos dezinformoni në këtë situatë, përndryshe do t’ju raportojmë dhe do të përballeni me pasoja ligjore. Panik – JO, kujdes – MAKSIMAL!

#COVID19Gjilan

/Mediafokus.info/