Lajme

Haziri i tronditur nga vdekja e 26-vjeçarit: Ishte student i dalluar i masterit në Gjermani

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve.

I riu kishte kërcyer nga kati i pestë dhe ndërroi jetë në QKUK.

‘’U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!’’, ka thënë Haziri.

U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i…

Julkaissut Lutfi Haziri Sunnuntaina 3. toukokuuta 2020