Lajme

Haziri i bindur: LDK po kthehet në Prishtinë

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti po rikthehet në Prishtinë.

“Në Prishtinë do të ndodh ajo që i ka ndodh LDK’së (më 2013). Mënyra se si e ka humb zyrën LDK’ja po kthehet në mënyrën e njëjtë me fituar zyrën. Dallimi i votave në mes të kandidatëve është i njëjtë çfarë Isa Mustafa e ka pasur me Shpend Ahmetin”, thotë Haziri në Pressing në T7.

“Fushata e qetë e Përparim Ramës në Prishtinë ka qenë e qetë në plasime por ai ka mbajt shumë takime numerikisht”, thotë Haziri.

“Besoj se në raundin e dytë s’do të jetë e lehtë gara por shumë më e lehtë seç ka qenë e dizajnuar dhe shumë më lehtë seç ka hy në ditën e parë kur unë e kam takuar në raport të numrave”, shpjegoi ai.

“Mendoj se tash LDK’ja është zgjuar”, thotë Haziri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?