Lajme

Haxhiu: Qeveritarët që ikën u bënë milionerë në pandemi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për pandeminë, pasi tha se në QeverinË kurti ka pasur vjedhje në këtë kohë.

Haxhiu ka akuzuar institucionet për manipulime edhe me shifra.

“Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompania e afërt me VV kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata. Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit./Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje