Lajme

Haxhi Shala tregon arsyen e daljes nga Nisma, thotë se madje refuzoi postin e ministrit

Në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti i ministrit arsyeja pse ai doli nga Nisma

Më herët, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kishte thënë në emisionin Pressing se arsyeja që Shala ka dalë nga subjekti i tij është pasi dëshori postin e ministrit. Por Shala i mohon këto.

“Nuk është e vërtet. E keni Blerim Kucin, pyeteni atë. Ai më tha se ma lëshon postin e minsitrit nëse unë dëshiroj të jem ministër për të votuar Qeverinë Hoti. I kam thënë jo. I tregova që nuk është e vërtet. Nuk e dua postin e ministrit”, thotë ai.

“Dalja ime nga Nisma ka qenë për parime”

Shala e kishte votuar Qeverinë Hoti eventualisht. Ai në Kuvendin e Kosovës e kishte bërë të ditur se kishte një vizitë nga ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe presidenti hashim Thaci që e kishin bindur ta bënte këtë.


SHIKO VIDEON