Lajme

Haxhi Shala paralajmëron largimin nga Nisma

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nëse vazhdon të mos respektohen organet e partisë, do të largohet nga ky subjekt politik.

Ai ka deklaruar se nuk është i kënaqur me zëvendëskryeministren Albulena Balaj, pasi siç theksoi, ka njerëz në Nisma më dinjitozë për këtë pozitë.

Shala, ndërkohë, paralajmëroi se për shkak të këtyre veprimeve të partisë, nuk do ta votonte Qeverinë Hoti. Por, në fund e bëri.

Ai theksoi se votën e dha pasi në shtëpi i shkuan presidenti Hashim Thaci dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?