Lajme

Haraqija: Vjosa Osmani është rritur në duart e Thaçit

Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së, kishin votuar mbrëmë kundër rrëzimit të qeverisë, shkruan, InLajmi.

Teksa të gjithë i janë vërsulur Lidhjes Demokratike, ish ministri i kësaj partie Astrit Haraqija e ka quajtur Osmanin si nxënëse të Hashim Thaçit.

Osmani kishte shërbyer me vite për Fatmir Sejdiun e Hashim Thaçi, siç thotë Haraqija ishte Thaçi ai i cili ja ka siguruara bursat Osmanit për shkollim në Amerike.

“Vjosa Osmani ka qenë me Sejdiun e Thaçin me vite ku Thaçi është ai i cili ia ka siguruar bursat kësaj për shkollim në Amerikë tha ai për RTV Dukagjinin.

Pra kjo është rritur nga këto duar. Kjo gjithmonë kështu ka vazhduar duke tradhtuar”, tha ai/InLajmi/