Lajme

“Harami bëhet hallall kur bëhet fjalë jeta e njeriut”, Gashi e interpreton ndryshe nga Krasniqi rastin për zemrën e derrit te njeriu

Kryelajmin e mjekësisë botërore për transplantimin e zemrës së derrit te njeriu, e kanë pritur në mënyra të ndryshme teologët myslimanë, feja e të cilëve e ndalon konsumimin e mishit të kësaj kafshe.

Derisa Hoxha Shefqet Krasniqi, e sheh këtë veprim si degradim dhe haram, kolegu i tij, Drilon Gashi, thotë se kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut, lejohen edhe veprimet e ndaluara.

“Edhe pse mishi i derrit është haram, për çështje të domosdoshme, emergjente, harami bëhet hallall. Pra është e lejuar. S’ka argument që e ndalon sepse në pyetje është jeta e njeriut”, tha ai në Klan Kosova.

Madje, ai e bën një krahasim me një besim tjetër që është refuzues.

“Ne s’jemi si dëshmitarët e Jehovajit që s’e pranojnë transfuzionin e gjakut edhe nëse i kushton me jetë”, tha Gashi.