Lajme

Haradinaj zgjidhet sërish kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryetar për edhe një mandat tjetër në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK).

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, të dielën.

Ai ka treguar se 558 vota ishin në total, prej tyre 518 kanë qenë pro Haradinaj që të jetë në krye të partisë. Kundërkandidat nuk kishte.

Ndërkaq, dy vota ishin kundër, tri abstenime dhe pesë vota të pavlefshme.

AAK-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte fituar pak më shumë se 7 për qind të votave.

Të dielën gjatë fjalimit të tij para delegatëve të AAK-së ka thënë se “do ta shpëtojnë Kosovën nga populistët”. /Express.