Lajme

Haradinaj thumbon VV’në për banorët shqiptarë që po vinë në Kosovë: Dikush po i mashtron duke i mbushur autobusët

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e banorëve të Shqipërisë që po vinë në Kosovë. Ai ka akuzuar VV-në se po fiton poena politikë me banorët e prekur nga tërmeti që po vinë Kosovë.



“Fushata në Kosovë është përfunduar, por e dimë që zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen së shpejti dhe e dimë që Vetëvendosje e ka në plan me garua atje, po nuk duhet me i përfshi temat e punëve institucionale, shihni listën e veprimeve që kanë ndërmarrë institucionet e vendit”.

“Tani së fundi e shoh që janë kyçur dhe i kisha lut sidomos VV le të garojnë në zgjedhjet në Shqipëri se është e drejtë e tyre dhe nuk jam kundër, por mos të fitojnë poena me njerëz të zhvendosur”, ka deklaruar Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Më tutje Haradinaj ka thënë se çdo banorë që vjen nga Shqipëria në Kosovë do të strehohet në Kosovë, por që nuk duhet të mashtrohen se nga Kosova do të shkojnë në Gjermani.

“Ne çdo shtetas të Shqipërisë, që hynë në Kosovë nuk kemi me lënën jashtë pa strehë, si i zonës së prekur si të pa prekur. Por nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter e njerëzve e njerëzve që nuk janë të prekur prej tërmeteve dhe vinë në kushte mizore. Dikush po i mashtron njerëzit dhe po i mbush autobusët dhe po i bien në kushte të vështira sepse është dimër nuk është në rregull”.


“Unë kam shkuar në vendin e ngjarjes katër ditë pas tërmetit. Katër ditë kemi punuar pa ndërprerje që çdo gjë me qenë në rregull. Ushtarët tanë kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes më profesionist. Këtë e ka bë shtabi i emergjentë, mos të tallen me gjëra të tilla”.

“Sidomos i lus VV-në le të garojnë në zgjedhjet në Shqipërinë le të garojnë me Edi Ramën me Ilir Metën dhe me Lulzim Bashën, por mos të bëjnë keqpërdorim të të ardhurve sepse nuk është në rregull”, ka deklaruar Haradinaj.