Lajme

Haradinaj thotë se ndryshimi i Kurtit është i rrezikshëm

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK-PSD, ka thënë se ish-partneri i tij në qeverisje Kadri Veseli i PDK-së po gënjen me fjalët se do të luftojë korrupsionin nëse bëhet kryeministër.

Sipas tij, Veseli me largimin nga lista të atyre që kanë aktakuza ka bërë eksperiment me njerëz pa nevojë. Ai ka thënë se Veseli vetëm po mashtron popullin në kohë fushate.

“Mendoj se ai e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit. Është një falsitet i madh që po bën ai. Dihet çka po ndodh në vendin tonë. Kë e ka hequr ai. E ka hequr Besim Beqajn. Ka bë një eksperiment me njerëz pa nevojë. Duhet të zbatojmë ligjet në fuqi. Jemi shoqëri ligjore. Krijo ligjin, nëse ligji ia ndalon ai s’punon. Nëse ka dashtë Veseli t’i ndihmojë Kosovës e qet vetëm një nen ligjor diku se zyrtari nën aktakuzë nuk mund ta vazhdojë punën, kaq”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, Veseli “po rren lidhur me këtë temë”.

“Nëse po flasim për moral, kush e bëri korrupsionin qe 20 vjet në këtë Kosovë, nuk mund të sillem unë këtu e të rrej nër sy. Po ai rren nër sy. Po e mashtrojnë popullin për këto tri javë të zgjedhjeve, pyeteni javën tjetër nëse të jepet mundësia, të kallëzon çka”, ka thënë tutje Haradinaj.