Lajme

Haradinaj-Stublla: Kosova në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar

Shefja e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe me ndërmjetësimin e emisarit amerikan për procesin e dialogut Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka treguar se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të pa negociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.

“Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe nuk besoj se kemi rrezik për t’u shqetësuar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje