Lajme

Haradinaj si çdo herë, festën e nis me Policinë, shpërndanë ëmbëlsira për Bajram

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka zgjedhur që ta ndajë me Policinë e Kosovës të cilët ndodhen në krye të punës edhe sot në ditë feste.

Ai si në çdo festë, i ka uruar festën e Bajramit atyre duke ju shpërndarë po ashtu edhe ëmbëlsira, përcjell “Zeri.info”.

Haradinaj u shpreh mirnjohës per të gjithë ata qe janë në krye te detyrës.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.