Lajme

Haradinaj: Shqiptarët nuk e harrojnë kontributin e popullit amerikan për lirinë e Kosovës

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shënuar Ditën e Përkujtimit, për të nderuar e kujtuar të gjithë ata që ranë në misionet ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Haradinaj ka theksuar se sot kujtohen të gjithë ata që i shërbyen ushtrisë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në ushtrinë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën”, ka shkruar ai.

Ish kryeministri ka thënë se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e popullit amerikan për lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Në këtë ditë, duke shprehur mirënjohje edhe për amerikanët, të cilët kanë shërbyer dhe po shërbejnë me flamurin amerikan në vendin tonë, i sigurojmë se heronjtë e tyre janë edhe heronjtë tanë. Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e popullit të madh amerikan për lirinë dhe paqen në vendin tonë”, ka shkruar në fund Haradinaj.