Lajme

Haradinaj: Putin si Millosheviqi, po vret civilë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka krahasuar presidentin e Ukrainës Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviqin. Thotë se po vriten civilë.

“Ne e ndiejmë që edhe ajo që bën Putini është e ngjashme me atë që ka bërë Millosheviqi, pra sulm mbi vendbanime civile, mbi një popull të tërë. Vrasja e civilëve, vrasja e të gjithëve është diçka që e kemi parë në Kosovë”, tha Haradinaj në Pressing.

“Mendoj se (Putini) luftën në opinion e ka humb. Mendoj se në opinionin perëndimor e në përgjithësi e ka humbur luftën. Është kuptuar që Putin ka një agjendë qëllimkeqe vrastare dhe mendoj se reagimi i BE’së e Amerikës, i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë mjaft i qartë dhe është një fat i madh që ka rezultuar me një mobilizim kaq të madh”, shtoi ai.

“Po vret një popull, po vret një shtet, po godet pa asnjë kujdes të caktuar. Po i shihni bombardimet në vendbanime me civilë”, tha Haradinaj.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje