Lajme

Haradinaj për emërimin e Bardhecit: Nuk ka të keqe që një student të emërohet zv.ministër i arsimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Driton Bardheci është i diplomuar por nuk ka mundur ta marr diplomën shkaku i pandemisë.

Sipas Haradinaj, nuk ka të keqe që një student të emërohet zëvendësministër i arsimit.

“Ai nuk ka mundur ta marr diplomën për shkak të pandemisë. Unë e kam thirrë vetë e më ka tregu. Edhe nëse një student shkon e bëhet zëvendësministër nuk është keq, pasi mundet të i kuptoj ma mirë. Ne shpesh kemi hasur në fjali se ju nuk po na kuptoni në vendimet që po i merrni”, ka thënë Haradinaj në T7.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?