Lajme

Haradinaj për akuzat ndaj krerëve të UÇK-së: Gëzohu Beogradi e gëzohu dikush në Kosovë, kjo është e pandershme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar për vizitën që ka bërë dje te Rexhep Selimi pasi ky i fundit kishte bërë publike se ka një aktakuzë nga Specialja.

“Realiteti është se ne kemi dallime politike por kauzën e kemi pasur të përbashkët. Sot u pa që spektri politik është unik në këtë rast”, deklaroi Haradinaj në një lidhje telefonike për “Debat Plus”.

“Dje unë isha për vizitë te familja e tij ku edhe kam bërë foton. Kam më shumë gjëra të përbashkëta më te se që ato që na ndajnë”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj thotë se ngritja e aktakuzave është goditje për shtetin e Kosovës.

“Nuk është e lehtë të shohësh presidentin e Kosovës, Veselin apo Krasniqin. Janë pamje që duhet të na ngrisin vetëdijen tonë kombëtare. A po shkojmë ne nga integrimet evropiane apo po kontestohet shtetësia jonë”.

Deputeti i AAK-së thotë se është gabim të shihet si individë Thaçi në këtë rast.

“Ai ishte drejtues i luftës bashkë me të tjerët dhe President i zgjedhur në Kuvend. Nuk guxojmë të jemi në një taborr me Beogradin. Gëzohu Beogradi e gëzohu dikush në Kosovë. Kjo është e pandershme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj në RTV Dukagjini.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?