Lajme

Haradinaj: Nuk e di çfarë ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq, por nuk besoj se Hoti bëri ndonjë tradhti

Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk di çfarë ka ndodhur në takimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Haradinaj në Rubikon mes tjerash deklaroi se Hoti nuk e di se kënd e ka pasur Vuçiq në takim.

“Ai a e dini kë e ka pasur Vuçiq në takim? Zotërinë Vasilevic, ish-KOST nga zyra e Gjuriqit, ky e ka marrë shefen e kabinetit, nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besoj ty”.

“Unë kam qenë në opozitë, i kam dhënë Thaçit, Blerim Shalën edhe prej opozitës, pa asnjë post qeveritar dhe Thaçi e ka marrë në tavolinë se e ka ditë që unë duhet me e ditë se çka po ndodhë në takim”.

“Për shembull unë nuk e di çka ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq sepse nuk ka kush të më tregoj, unë dua ta kem njeriun tim aty, ne jemi megjithatë dy parti, ai është kryeministër i Kosovës”.

Mirëpo Haradinaj theksoi se nuk beson se Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim me Vuçiq.

“Unë nuk mendoj që Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara, duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkët për këtë temë, së pari brenda koalicionit pastaj me subjektet tjera, nëse ai nuk i beson Aleancës që e ka ne ekip përse t’i besoj opozita atij”, deklaroi Haradinaj.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19