Lajme

Haradinaj nga SHBA: Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh menjëherë

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në një vizitë në ShBA, ka thënë se liberalizimi nuk do të ndodh menjëherë.

‘’Liberalizimi i vizave na vjen prej BE-së, atë e kam përmendur që duhet me na ndihmu, e kam parë të dobishme me i lajmru, nuk është se do të ndodhë menjhërë, por unë ua kam qit ndërmend’’, është shprehur Haradinaj në RTK.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se Kosova pret që të anëtarësohet në NATO, sepse sipas tij nëse Kosova duhet shpërblyer, duhet shpërblyer me anëtarësim në NATO.

‘’Anëtarësimi në BE, zgjatë më shumë, është më i ngadalshëm edhe ka procese të tjera, mirëpo pasi Maqedonia e Veriut po e përmbyll procesin në Nato, me Mattheë Palmer këtë temë e kam diskutuar. Nëse duhet me e shpërbly Kosovën, sepse Kosova ka qenë e mirë në disa tema, atëhere shpërblejeni me anëtarësim në NATO’’, ka thënë ai.

Kujtojmë, që data për liberalizim të vizave ishin dhënë nga qeveria në largim e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Si datë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës e pati përmendur edhe fundin e vitit 2018 dhe qershorin e këtij viti./ Gazeta Sinjali/