Lajme

Haradinaj merr pjesë në “Qethat 2020”: Traditat tona të kultivohen e të përcillen brez pas brezi

Sikurse viteve tjera, edhe këtë vit është bërë qethja e deleve në mënyrë të organizuar në Pllaçicë të Vokshit.

Pjesë e qethjes së deleve ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se traditat e shekullore kanë formësuar identitetin shqiptar ndër breza.

“Traditat tona shekullore, kanë gdhendur e formësuar identitetin shqiptar ndër breza. Ato na kanë bashkuar e mbajtur afër njeri tjetrit, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të vështira. Kënaqësi të marrë pjesë në “Qethat 2020”, në Pllaçicë të Vokshit. Për ngritjen në nivele të larta të miqësisë sonë, si vlerë tradicionale shqiptare, në përpjekjet për një Atdhe të mirëqenë, z. Abedin Binakaj, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Kreu i AAK-së, ka falënderuar organizatorët për mikpritjen derisa ka uruar që traditat të kultivohen e të përcillen brez pas brezi. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19