Lajme

Haradinaj: Kurti e ka në tavolinë punën më të mirë për padi ndaj Serbisë, e kam kryer unë

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në emisionin “Context”, në ATV ka folur për padinë e mundshme ndaj Serbisë, për gjenocidin e ushtruar në Kosovë.

Ai, tha se gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër, në kushte konfidenciale ka përgatitur një dosje nga ekspertë të njohur në lidhje me padinë ndaj Serbisë.

“Qeveria Kurti ka një punë më të mirë të mundshme të gatshme. Puna ma e mirë e mundshme është bërë nën udhëheqjen time.

Ai e ka përgatitjen e një materie potenciale, ai e ka në tavolinë, nuk duhet me u nxitu pa e marrë aprovimin ekspertëve se e fitojë këtë rast, nuk duhet të veprojë.

Padia nuk është hajgare veç sa me livdua, duhet të zgjedhet momenti i caktuar, të merret një garanci nga ekspertët që ta aprovojnë atë hapë sepse nëse e humb këtë rast atëherë i ke bërë dëmin më të madh ekzistencës tënde dhe iu kisha lutur të bëj kujdes në këtë.

E ka në tavolinë, materien më të lartë nga ekspertët me të njohur në botë nga ekspertiza globale që e ka punuar qeveria Haradinaj në konfidencialitet,” – ka thënë Haradinaj./ATV


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?