Lajme

Haradinaj: Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO’s

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë me inkuadrimin e 337 ushtarëve të rinj, Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Haradinaj, ka theksuar se Ushtria e Kosovës, është e përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

Në fund ai ka thënë se Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt.

Postimi i plotë:

Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt. Urime!
RH


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?