Lajme

Haradinaj ‘kërcënon’ gjeneralët serbë: Këtu do të na keni, sa herë të doni

Deklaratave të gjeneralit serb, Milan Mojsiloviq, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës, i është përgjigur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj që gjatë luftës ishte komandant i UÇK-së, ka shkruar përmes Facebook se ‘gjeneralët e demokracisë ruso-serbe’, do t’i gjejnë këtu, sa herë që ata duan.

Mojsiloviq pas një udhëtimi në Moskë kishte thënë  se Serbia e ka përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë për mënyrën se si të veprojnë lidhur me çështjen e Kosovës.

“Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, ka deklaruar gjenerali Mojisiloviq./FaktePlus


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?