Lajme

Haradinaj: Jam në Paris, për ta përshpejtuar liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka udhëtuar në Paris, siç thotë për të shtyrë para agjendën e liberalizimit të vizave.



Ai thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura dhe është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.

Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë.


Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët! /Reporteri.net/.