Lajme

Haradinaj i ashpër me PDK’në: Një popull më shau që jam bërë me hajnat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është referuar si “Hajna të Prontos” Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët ka thënë se i solli në pushtet më 2017.

Haradinaj ka deklaruar se nuk i ka borxh PDK-së në raport me çështjen e Presidentit.

Kandidati për president ka thënë se ndonëse ka pranuar fyerje për bashkim me “Hajnat e Prontos” para zgjedhjeve të vitit 2017, të njëjtit i ka dërguar nga opozita në pushtet po atë vit.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e Prontos. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet, pavarësisht prej qëndrimeve të PDK-së, LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate që janë shprehur kundër kandidaturës së Haradinajt për president.

“Trijat janë qëndrime të tyre legjitime, ata e kanë qëndrimin e vet. Por nuk është qëndrimi im”, ka thënë Haradinaj, teksa ka deklaruar se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me postin e Presidentit.

Lideri i AAK-së ka theksuar se nuk dëshiron që të votojë një president të gabuar, nga i cili “për pese vite do të pësonte populli”. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?